Flash

Inter e largoi si të pavlerë, Nainggolan i jep arratinë Juventusit: grusht vetratës dhe karton i kuq për Lautaro

Lapsi.al 26 January 2020
Inter e largoi si të pavlerë, Nainggolan i jep arratinë

Një gol i Nainggolan detyron Inter në barazimin e tretë radhazi e konfirmon momentin e vështirë të zikaltërve në kampionat. Në San Siro skuadra e Antonio Conte mbyll pjesën e parë në avantazh falë golit të Lautaros në krosimin perfekt të të ardhurit rishtaz Ashley Young (29') por më pas në pjesën e dytë, pasi shpenzoi raste me Sensin, arrihet nga i larguari si i padëshiruar Radja Nainggolan.

Fundi i Inter-Cagliari ka qenë i ndezur me kartonin e kuq edhe për Lautaro Martinez. Sulmuesi zikaltër proteston kundër arbitrit Manganiello për një faull të pasinjalizuar e fillimisht ndëshkohet me të verdhë. Por tërbimi i argjentinasit nuk ulet dhe e sheh ti tregohet kartoni i kuq, pasi i shkoi në fytyrë arbitrit. Shokët e skuadrës mezi e përmbajnë, ndërsa pasi doli nga fusha e nxorri inatin tek vetrata në hyrje të dhomave të zhveshjes, të cilën e goditi me grushte.

Në përfundim të ndeshjes Manganiello është rrethuar nga pankina e Inter, ndërsa team manager Lele Oriali kërkonte të largonte lojtarët e stafin. Portieri i tretë Berni vrapoi në fushë për ti shtrënguar dorën arbitrit në mënyrë polemike, ndërsa tani Lautaro rrezikon ta paguajë rëndë cmendurinë e minutës së fundit: pas dy javësh është derbi i Milanos e argjentinasi mund ta shohë si spektator. Gjithcka varet nga relacioni i arbitrit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI