Flash

Rekordi negativ i Messi: 11 goditje në portë asnjë gol. Nuk ndodhte nga 2017

Lapsi.al 26 January 2020
Rekordi negativ i Messi: 11 goditje në portë asnjë gol. Nuk
Barcellona rrëzohet në fushën e Valencia 2-0, në një mbrëmje ku asgjë nuk shkoi si duhet për blaugrana: Setien mori humbjen e parë në pankinë, ndërsa Lionel Messi vendosi një rekord të ri, por këtë herë negativ. Nëse nuk do të bëhej fjalë për 6 herë Topin e Artë, numra të tillë ndoshta mund të dukeshin krejt normalë, por në këndvështrimin e asaj që përfaqëson argjentinasi, edhe një ndeshje me disa goditje në portë pa realizuar mund të bëhet lajm. Si raporton OptaJose, në fakt, në ndeshjen kundër Valencias, Messi ka përsëritur një statistikë shumë të vecantë: 11 kanë qenë goditjet e tij drejt portës e asnjë gol. Një fakt që nuk i ndodhte nga dhjetori i 2017, ku në një ndeshje kundër Deportivo La Coruna, në Camp Nou, Pleshti provoi të njëjtin numër goditjesh pa shënuar. 11 goditje në kuadrat e 0 gola, numra aspak për Messi, pikërisht.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI