Flash

Tragjedia/ Në helikopterin e vdekjes, me Kobe Bryant, ka humbur jetën edhe vajza e tij 13 vjeçare

Lapsi.al 26 January 2020
Tragjedia/ Në helikopterin e vdekjes, me Kobe Bryant, ka humbur jetën

Legjenda e NBA dhe ikona e sportit Botëror Kobe Bryant vdiq sot kur helikopteri u rrëzua në një kodër në Kaliforni. Tragjedia është edhe më e madhe, sepse sipas asaj që bëhet e ditur, bashkë me ish-yllin e LA Lakers ka qenë edhe vajza e tij 13-vjecare Gianna.

TMZ ka raportuar se edhe adoleshentja ka mbetur e vdekur në përplasjen e ndodhur në Calabasas. Kobe dhe Gianna ishin rrugës për në Mamba Academy për stërvitjen e basketbollit kur helikopteri u rrëzua. Një hetim për aksidentin - që ndodhi këtë mëngjes - është duke u zhvilluar. Sipas TMZ, helikopteri ka shpërthyer në flakë pasi u përplas me tokën.

Dëshmitarët që kanë parë aksidentin kanë thënë për gazetarët se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë përpara se helikopteri të rrëzohej. Nuk është e qartë nëse piloti ka njoftuar me radio për probleme në mjet. Federal Aviation Administration kanë bërë të ditur ndërkohë se Sikorsky S-76 është përplasur në "rrethana të panjohura."

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI