Flash

Video/ Shikoni luftimet e ultrasve në Valencia e Barcelonë: takimet për sherrin ishin lënë më herët

Lapsi.al 26 January 2020
Video/ Shikoni luftimet e ultrasve në Valencia e Barcelonë: takimet
Duke parë se në pjesën më të madhe të stadiumeve spanjollë nuk mund të futen, ultràsit në Liga lënë takim jashtë tyre. E aty kërkojnë të rrihen, larg policisë, larg futbollit, por mes njerëzve, shtëpive, makinave e bareve. Të shtunën janë shënuar dy episode dhune, një në Valencia e tjetra në Barcelonë. I pari më pak i rëndë, ndërsa në të dytin ka mbetur një i plagosur rëndë me armë të ftohtë. NË MESTALLA — Të përfshirë përpara Mestalla, tre orë para ndeshjes, Yomus e Boixos Nois, grupe ultrà që Valencia e Barcellona i kanë përjashtuar prej kohësh nga stadiumet e tyre. Dinamika është ajo e përhershme: hedhje objektesh, përfshirë karrige e tavolina bari që janë befasuar, ashtu si policia, ndonjë luftim trup më trup, e arrati e përgjithshme. Nuk janë sinjalizuar të plagosur, por një arrestim e 60 persona të identifikuar. NË CORNELLÀ — Në Barcelonë janë përplasur ultràsit e Espanyol e ata të Athletic. E njëjta dinamikë, vetëm se komplikimi ka ardhur ngaqë janë rrahut në rrugët e Cornellà, në periferi të Barcelonës, me qytetarët që kanë filmuar spektaklin barbar nga dritaret e shtëpive, përpara se të ankohen për dhunën që shpërthen sa herë përplasen skuadra ultrasit e të cilave nuk e durojnë njëri tjetrin. Takimi për betejën e Cornellà ishte fiksuar në 7.30 të mëngjesit, me bilancin e një të plagosuri, tifoz i Athletic, e 5 të arrestuar. Është e qartë se futbolli në këtë rast është vetëm një justifikim...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI