Flash

Jareci pohon: "Arbitrat kanë gabuar, pezullohen e do të pezullohen"

Lapsi.al 27 January 2020
Jareci pohon: "Arbitrat kanë gabuar, pezullohen e do të

Dy javët e para të kampionatit për këtë vit, të luajtura në harkun e katër ditëve, kanë bërë protagonist arbitrat, me gabime evidente, që kanë sjellë kontestime të shumta ndaj vendimeve të tyre. Në këtë situatë, shefi i sektorit të arbitrave në FSHF, Sokol Jareci, në një prononcim për RTSH Sport, ka pranuar se është një situatë e vështirë në të cilën dukshëm arbitrat kanë gabuar: "Është e qartë se arbitrat kanë gabuar - tha Jareci - më vjen cudi sepse edhe në seminaret e fundit janë analizuar gabimet e bëra gjatë fazës së parë dhe arbitrat përsërisin të njëjtat gabime".

Tre nga 5 ndeshjet e mesjavës janë ndikuar nga gabimet arbitrale: penallti e dhënë në absurditet në Korcë, për prekje të topit me dorë kur Dita e largon me kokë në Skënderbeu-Partizani, gol për tu anulluar në Selman Stërmasi në Tirana-Bylis, në marrjen me dorë të topit nga Kale e ajo që bëri më shumë zhurmë goli i anulluar Luftëtarit, në ndeshjen kundër Kukësit. E megjithatë dënimet për arbitrat janë të fshehtë, ndonjëherë edhe nuk kuptohet nëse penalizohen apo jo: "Nuk e kuptoj insistimin për të mësuar pezullimin e arbitrave - shpjegoi shefi i sektorit të arbitrave - Ata dënohen dhe do të vazhdojnë të dënohen, përsa kohë gabojnë. Gabimet janë gjithnjë prezent, si bëjnë lojtarët, trajnerët, ashtu edhe arbitrat, por të jeni të sigurtë se e dinë shumë mirë vetë arbitrat arsyen përse penalizohen dhe sa kohë qendrojnë të dënuar".

Sikur të mos mjaftonte fundjava solli një tjetër rrebesh kundër arbitrave, viktimë përsëri Bylis që pretendoi një 11 metërsh të dukshëm në Niko Dovana kundër Teutës, apo edhe Luftëtari, që në momentin kur shpresonte të futej në lojë u ndëshkua me një 11 metërsh inekzistent…

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI