Flash

Tragjedia/ Mjegulla ka vrarë Kobe Bryant: dëshmia e një piloti e përforcon konstatimin e hetuesve

Lapsi.al 27 January 2020
Tragjedia/ Mjegulla ka vrarë Kobe Bryant: dëshmia e një piloti e

Bota vazhdon të ngashërehet e sporti mendon si ta kujtojë Kobe Bryant, yllin e Lakers që humbi jetën në aksidentin ajror, ndërsa hetuesit po kërkojnë të sqarojnë ngjarjen, duke kuptuar cfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit që shkaktoi vdekjen e ish-basketbollistit. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se përreth zonës së përplasjes nuk kishte vizibilitet e piloti i helikopterit mund të jetë mashtruar nga mjegulla. Mjeti është përplasur me 300 km/h në një kodër të lartë 500 metra dhe terreni ku ka ndodhur aksidenti e bën të vështirë rikuperimin e trupave.

DETAJET E AKSIDENTIT

Helikopteri i Bryant dje u nis nga Santa Ana në Kontenë Orange, në jug të Los Angeles, pak pas orës 9 të mëngjesit me orën lokale (18 me orën tonë) duke u drejtuar në lindje. Kontrollorët e trafikut ajror kishin vënë re një mungesë vizibiliteti përreth zonës. Pak pas orës 9.40 lokale, helikopteri është gjendur përballë kodrës e është munduar të marrë menjëherë kuotë për ta kaluar, pa mundur tia dalë. Kur është përplasur me terrenin, mjeti po fluturonte me 160 nyje (296 km/h).

DËSHMIA E PILOTIT

Kurt Deetz, një pilot që fluturonte me Bryant me helikopterin e tij, ka pranuar se aksidenti me shumë mundësi është shkaktuar nga kushtet meteorologjike e jo nga defekte mekanike. "Probabiliteti i një defekti në motor në atë mjet? Thjesht nuk ndodh", ka thënë ai për Los Angeles Times. Këshilli kombëtar për sigurinë e trasportit, zakonisht, publikon brenda 10 ditësh një raport paraprak që do të japë një ide të asaj që kanë zbuluar hetuesit. Por një raport i plotë për shkaqet e aksidentit mund të kërkojë një vit ose më shumë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI