Flash

Disiplina/ Lautaro humb derbin: Conte i shpëton dënimit

Lapsi.al 28 January 2020
Disiplina/ Lautaro humb derbin: Conte i shpëton dënimit

Nuk ka derbi për Lautaro Martinez. Gjykatësi sportiv ka sanksionuar sulmuesien argjentinas me dy ndeshje skualifikim për kartonin e kuq të marrë në fund të ndeshjes me Cagliari ("Sjellje intimiduese kunddrejt arbitrit"). Inter nuk mund ti besojë kështu sulmuesit të tij për ndeshjet kundër Udinese e Milan. Dy javë ndalesë edhe për portierin e tretë Tommaso Berni, ndërsa i ka shpëtuar dënimit Conte.

Të skualifikuarit e tjerë: pezullim për një javë për Cristian Dell'Orco (Lecce), Armando Izzo (Torino), Sasa Lukic (Torino), Federico Peluso (Sassuolo), Ismael Bennacer (Milan), Mattia Valoti (SPAL), Andrea Petagna (SPAL), Takehiro Tomiyasu (Bologna), Nikola Milenkovic (Fiorentina), Martin Caceres (Fiorentina) e Bartosz Bereszynski (Sampdoria).

LAUTARO, MOTIVI I DËNIMIT

Dy javë skualfikim për Lautaro Martinez për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes (sanksioni i gjashtë); për shkak se në minutën e 48° të pjesës së dytë, ka reahuar ndaj masës me karton të verdhë, në mënyrë të ekzagjeruar, duke marrë një sjellje intimiduese, duke iu afruar arbitrit e duke i bërtitur në fytyrë fraza në spanjisht; pas masës karton i kuq largohej me forcë nga shokët e skuadrës, duke vazhduar protestën me goditjen nervoze të topit ndërsda largohej nga fusha ndërsa ofendonte arbitrin e ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI