Flash

Premierat e Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut/ Trebicka: “Këta janë sharlatanë të kinemasë”

Lapsi.al 28 January 2020
Premierat e Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut/ Trebicka: “Këta janë

Ndërkohë që në javët e fundit shtypi dhe mediat kanë vluar nga propaganda për filmat e Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit, Alfred Trebicka, aktor dhe regjizor prej më shumë se 20 vitesh i ka quajtur autorët e tyre "sharlatanë të kinemasë", ishte i ftuar në "Vizionin e Pasdites”.

“Unë si profesionist do t’i quaja sharlatanë, këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja” tha ai në "Vizionin e Pasdites” pasi prezantueesja Evi Reçi e pyeti për filmat e prodhuar kohëve të fundit.

https://youtu.be/MD1AgZ-NJMo Intervista video e Trebickes. Sekuenca qe flet per filmat e rinnj nga minuta e 18 deri 21 30

“Këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi, thonë ‘unë jam kineast.’ Fjala kineast është fjalë shumë e madhe. Një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë unë do bëj film. Bëjnë skenarin vetë, bëjnë regjinë vetë, bëjnë dhe rolet vetë. Dhe vetëshpallen pastaj, ‘unë jam regjisor, jam kineast, se unë e njoh tregun.’ Ka kapur tregun ky, ky e di ç’do tregu. Cilin treg? Për cilin treg flasin këta?”

Trebicka, i cili ndonëse nuk vuri gishin e kishte tepër të dukshme se për kë aludonte, e përfundoi deklaratën duke i etiketuar filmat e rinj dhe krijuesit e tyre si ‘gripe, si viruse që gjenden gjithandej.”

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI