Flash

"Përgjegjësia është e imja, kërkoj falje": Sormani bën mea culpa pas humbjes së tretë radhazi

Lapsi.al 29 January 2020
"Përgjegjësia është e imja, kërkoj falje":

Më keq se kaq vështirë se mund të shkonte. Adolfo Sormani është kryqëyzuar tani nga rezultatet dhe tërbimi i tifozëve të Partizanit, pas disfatës 3-0 në Lezhë kundër Besëlidhjes, në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë: "I marr unë të gjitha përgjegjësitë për këtë ndeshje. I kërkoj falje tifozëve dhe presidentit, të gjithë njerëzve që punojnë në këtë klub. Nuk kam gjë tjetër për këtë" kanë qenë fjalët e teknikut italian pas ndeshjes.

Në fakt, kjo është vetëm pika e fundit e një cështje që pritej të shpërthente, me humbjet kundër Skënderbeut dhe Kukësit në dy javët e para të Superiores të luajtura në 2020-ën. Partizani nuk funksionon dhe ka dicka që nuk është se lidhet vetëm me drejtimin teknik të skuadrës. Nëse ka patur justifikime për të bërë në Korcë, e më pas kundër Kukësit, mesditën e Kupës, kundër formacionit të Plorit, që për më tepër militon në Kategorinë e Parë: "Duhet t’i bëjmë komplimente Besëlidhjes, pasi bënë lojën e tyre - u mundua të shpjegonte Sormani -. Ndërkohë që ne nuk bëmë të njëjtën gjë, nuk kishim shpirt gare". Të kuqtë që zbritën në fushën lezhiane ishin larg të qenit një skuadër që pretendon titullin kampion. E kjo duket qartë edhe në deklaratën e italianit, që me kreun 7 pikë larg në kampionat dhe tre gola për të rikuperuar në Kupë, i vendos vetes një objektiv të ri: "Objektivi im është që t’i jap shpirt skuadrës, diçka që nuk e ka".

Çfarë nuk funksionoi? "Nuk funksionoi asgjë", përgjigjia është mëse e thjeshtë për Sormanin, por ajo që është e komplikuar është zgjidhja e një situate, që nuk dihet ku i ka rrënjët.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI