Flash

FIFA zhbllokon merkaton e Luftëtarit: klubi ka 24 orë kohë të bëjë lëvizjet

Lapsi.al 30 January 2020
FIFA zhbllokon merkaton e Luftëtarit: klubi ka 24 orë kohë

Atëherë kur nuk pritej më, por ashtu si shpresonin në Gjirokastër. FIFA ka zhbllokuar merkaton e Luftëtarit, që tashmë mund të manovrojë për të fedruar lojtarë të rinj, përpara se të mbyllet dritarja e janarit. Bluezinjtë besonin se situata që ishte bërë e komplikuar, për shkak të mos pagesave ndaj futbollistit brazilin Marco Aurelio, do të zgjidhej dhe në fakt ashtu ndodhi. Email i ardhur nga FIFA i ka dhënë 'ok' përpjekjeve të klubit për të manovruar në merkato.

Tani, Luftëtari ka dicka më tepër se 24 orë për të bërë lëvizjet e dëshiruara në merkato, apo të federojë lojtarët me të cilët ishte akorduar, përpara se të mbërrinte vendimi i FIFA-s. Sipas asaj që kishte deklaruar më parë tekniku Çoçlli, bluezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me disa lojtarë të rinj, të cilëve u mungonte vetëm federimi për të zbritur në fushë. Por tani mund të nxitojnë për të përforcuar skuadrën me lojtarë të huaj, në tentativë për të arritur një shpëtim që, si kanë ardhur gjërat në gjysmën e parë të kampionatit, duket mision i pamundur.

Dokumenti i FIFA-s mbi merkaton e Luftëtarit

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI