Flash

Igli Tare surprizon Inter: Lazio gjen akordin me Giroud

Lapsi.al 30 January 2020
Igli Tare surprizon Inter: Lazio gjen akordin me Giroud

Olivier Giroud është gjithnjë e më tepër pranë Lazio. Klubi bardhekaltër ka gjetur akordin me sulmuesin francez, datëlindja 1986, kryegolashënues në Europa League të sezonit të kaluar me 11 gola në 14 ndeshje, duke i ofruar lojtarit një kontratë deri në 2022 për 3,5 milionë euro në sezon. Për mbylljen e operacionit duhet pritur aprovimi i Chelsea, me të cilin Giroud është i lidhur me një kontratë deri në 30 qershor 2020. Igli Tare, drejtori sportiv i bardhekaltërve ka mundur kështu konkurencën e Tottenham, që insistonte mbi lojtarin, por edhe të Inter.

Nga ana e tij tekniku i Chelsea Frank Lampard nuk i ka bërë barrierë asnjëherë largimit të mundshëm, që në këtë sesion të merkatos të Giroud, që në këtë sezon me fanellën e Blues ka koleksionuar vetëm 7 prezenca mes Premier, Champions e Superkupës europiane. "Nëse gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur për të gjitha palët, atëherë mund të niset - ka thënë tekniku i Chelsea - Ka eksperiencë të madhe e ajo që dallon Olivier është që është një profesionist i madh”. Giroud mbërriti tek Chelsea nga Arsenal në janar 2018, kur në pankinë ishte Antonio Conte, për 20 milionë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI