Flash

Inter me bilanc lufte pas Fiorentinës: shtatë lojtarë të dëmtuar tmerrojnë Conte

Lapsi.al 30 January 2020
Inter me bilanc lufte pas Fiorentinës: shtatë lojtarë të

Kalimi i raundit të Kupës së Italisë e debutimi i Eriksen e Moses nuk është se e lë të qetë teknikun e Inter Antonio Conte, që pas 2-1 ndaj Fiorentinës nuk e ka fshehur një lloj preokupimi në lidhje me situatën e të dëmtuarve. "E mësova vetëm dje për gjendjen e Sensi e Borja Valero kështu që isha i detyruar të luaja me fantazist. Na u desh të improvizonim duke shpresuar që gjërat do të shkonin mirë" ka shpjeguar tekniku, duke motivuar zgjedhjen e 3-4-1-2. Raporti mjekësor zikaltër, në fakt, i ngjan një buletini lufte: jashtë përdorimit janë De Vrij, Skriniar, D’Ambrosio, Sensi, Brozovic, Gagliardini e Borja Valero.

Mbrojtja e mesfusha janë repartet më në vështirësi, pavarësisht ardhjes së Young, Moses e Eriksen, që është hedhur në fushë vetëm me një stërvitje me ekipin. Për sa i përket De Vrij, Skriniar e D'Ambrosio bëhet fjalë për një sindrome influencale kështu që nuk është se ka problem për transfertën e kampionatit në Udine.

Ndrydhja e kaviljes së Brozovic është në fazë rikuperimi por, duke parë traumën në këmbën e djathtë me edemë në kockë të Gagliardini që mund ta mbajë jashtë edhe një muaj, është mëse normale që si stafi mjekësor ashtu edhe Conte të jenë të detyruar të guxojnë me kroatin (edhe pse ka optimizëm për Borja Valero, lodhje e lehtë muskulare).

Mbetet për të deshifruar situate e Sensi: lodhja muskulare në pulpën e majtë e vendos mes të rikuperueshmëve në prag të derbit, por duke parë vështirësitë e mesfushorit, pas problemit në aduktorë, situata do të analizohet thellësisht për ti lejuar të rikuperojë plotësisht e me kondicionin e duhur fizik.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI