Flash

Deschamps çon Cantona në gjyq: për “Mbretin” e “mbajtësin e ujit” do të flasë gjykatësi

Lapsi.al 31 January 2020
Deschamps çon Cantona në gjyq: për “Mbretin” e

Në fushë nuk e kanë duruar kurrë njëri tjetrin, duke qenë se përfaqësonin dy tipologji absolutisht të ndryshme futbollistësh. Ai, King Eric Cantona, ylli absolut, gjithnjë nën reflektorë. Tjetri, Didier Deschamps, punëtori perfekt, gjithnjë në shërbim të skuadrës. “Një mbushës uji”, si e ka quajtur ish-futbollisti i United ndonjë vit më parë, por tani Cantona e Deschamps mund të sqarohen në sallën e gjyqit. Le Parisien bën të ditur se, në fund të shkurtit, denoncimi për shpifje të trajnerit të Francës kundër King Eric do të përfundojë para gjykatësit.

Gjithcka nisi me deklaratat e ish-sulmuesit të Manchester United me rastin e mungesës së grumbullimit të Benzema e Ben Arfa për Euro 2016. Dy përjashtime, sipas Cantona, të diktuara nga motive jo futbollistikë. “Deschamps ka një emër shumë francez. Madje mund të jetë i vetmi në Francë që ka një emër autentik francez. Asnjë nga familja e tij nuk është përzier me të tjerë. Si mormonët në Shtetet e Bashkuara”. Një debat që shkon më tej… “Ajo që është evidente është se Benzema e Ben Arfa janë dy lojtarët më të mirë francezë e nuk do të luajnë Europianin. E është e qartë se të dy kanë origjinë afrikano-veriore…”.

Fakti që Benzema kishte përfunduar në qendër të një skandali seksual së bashku me Valbuena ishte një justifikim që trajneri e shfrytëzoi për të mos grumbulluar qendërsulmuesin e Real. “Nuk jam i befasuar që e përdori cështjen për të mos e grumbulluar Benzema Ndihem i autorizuar për ta patur ndonjë dyshim”. Një akuzë racizmi që tekniku i Bleus nuk e ka kaluar. Deschamps e ka denoncuar e në 28 shkurt do të jetë në Tribunal de Grande Instance de París për ta zgjidhur cështjen.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI