Flash

Igli Tare fluturon në Londër për ta mbyllur me Giroud: Tottenham e Inter bëjnë presion

Lapsi.al 31 January 2020
Igli Tare fluturon në Londër për ta mbyllur me Giroud: Tottenham

Igli Tare nga njëra anë, José Mourinho e Antonio Conte nga tjetra. Në mes, madje në majën e listës së tye të dëshirave për janarin është Olivier Giroud, në qendër të gravitetit të tratativave në ditën e fundit të merkatos. Cështja, sot, është në këto terma: Lazio, që mbiu surprizisht vetëm dje, po i bën gjërat seriozisht e pasi ka arritur akordin me lojtarin - dy vjet e gjysëm për 2.5 milionë në sezon - ka dërguar në Londër drejtorin sportiv Igli Tare për të provuar të rrëmbejë aprovimin e Chelsea.

Ndërkohë, nuk kanë lëshuar presionin mbi lojtarin as Tottenham, gjithnjë në kërkim të një qendërsulmuesi që të zëvendësojë të dëmtuarin Kane, as Inter, që dukej e anashkaluar por që, sic duket, do të provojë deri në minutën e fundit të shohë nëse janë mundësitë për të mundur konkurencën. E gjitha kjo është në favor të Blues, që kërkojnë të arkëtojnë sa më shumë nga një lojtar në skadencë në qershor. Abramovich vazhdon të pretendojë për Giroud rreth 7 milionë, shifër që askush nuk e ka vendosur ende në tavolinë.

Pjesa tjetër është në duart e francezit. Zgjedhja e tij e parë prej kohësh është Inter. Nga ana tjetër gruaja e tij preferon Tottenham për të vazhduar të jetojë në Londër, ku e gjithë familja ndihet mirë. E fundit në listë është Lazio, që në fakt është ajo që po lëviz më e bindur dhe udhëtimi i Igli Tare mund të zgjidhë situatën përpara mbylljes së merkatos.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI