Flash

Inter pikas Slimanin: një algjerian për sulmin e Contes

Lapsi.al 31 January 2020
Inter pikas Slimanin: një algjerian për sulmin e Contes

Me nisjen e Politano me destinacion Napolin e me një Alexis Sanchez ende larg formës më të mirë, Inter po mendon të jetë i kujdesshëm me një përforcim në sulm: Islam Slimani, sulmuesi algjerian 31vjecar në pronësi të Leicester, tani i huazuar në Monaco. Gjatë ditës Piero Ausilio është takuar me menaxherin e lojtarit, Federico Pastorello, për të vënë në lëvizje një tratativë jo të thjeshtë, duke qenë se nevojitet një aprovim i dyfishtë nga ana e dy klubeve.

Pavarësisht se Marotta e ka përcaktuar të mbyllur merkaton në hyrje të zikaltërve, në shtëpinë e Inter nuk ka perënduar kurrë idea për të dhuruar një sulmues për Conte. Profili loë-cost i pikasur është ai i Slimani. I gjatë gati 1,90 metra - e me shumë eksperiencë mbi supe – lojtari i kombëtares algjeriane mund të përfaqësojë një alternativë të rëndësishme kur Lukakut të duhet të pushojë.

Një operacion jo i lehtë për ta mbyllur, sepse lojtari i është ofruar Manchester United e Tottenham, në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar mungesat e Rashford e Kane. Një asist për zikaltërit mund të vijë nga Leicester pronar i kartonit të lojtarit, që preferon të mos përforcojë rivalët direkt për një vend në Champions League.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI