Flash

Nba: Gjesti i jashtëzakonshëm i Clippers: nderojnë rivalin e përjetshëm, Kobe Bryant

Lapsi.al 31 January 2020
Nba: Gjesti i jashtëzakonshëm i Clippers: nderojnë rivalin e

Nba është kthyer të luajë në Los Angeles, ku Clippers nderuan memorien e Kobe Bryant, duke treguar uniformat me numrat 8 e 24 të rivalit të vjetër, por pastaj humbin keq 103-124 kundër Sacramento Kings. Në Perëndim, një fitore për Denver Nuggets të Nikola Jokic kundër Utah Jazz (106-100), në Lindje fitojnë Toronto (109-115 në Cleveland) e Boston (119-104 ndaj Golden State), Philadelphia befasohet nga Atlanta Hawks e Trae Young (127-117).

E megjithatë vëmendja ishte në Los angelos ku u kthye të luhet basketboll në Staples Center, ku jehona e mungesës së Kobe Bryant është akoma tronditëse (ndërsa dy uniformat e tij me numër 8 e 24 shfaqen në impiant). Detyra e vështirë për të rinisur, duke kërkuar të mendosh që, edhe përballë një tragjedie të tillë, jeta shkon përpara, bie mbi Clippers, që nuk mundi të fitonte të trishtuar nga humbja e rivalit të madh.

Gjëja më e rëndësishme në fakt është se Staples Center theu akullin: edhe pse në një mbrëmje komplekse, në një klimë surreale, me një humbje në shtëpi, basketbolli rinisi rrugëtimin natyral edhe në Los Angeles. Pa harruar kurrë legjendën e Kobe.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI