Flash

I pari që hapi dyert e Serie A për aziatikët dhe i besoi pankinën një gruaje: ndahet nga jeta presidenti ekscentrik

Lapsi.al 1 February 2020
I pari që hapi dyert e Serie A për aziatikët dhe i besoi

Luciano Gaucci është ndarë nga jeta në moshën 81 vjecare, pas një sëmundje të gjatë: ish- presidenti i Perugia kaloi vitet e fundit në Santo Domingo. I lindur në Romë në 28 dhjetor 1938, presidenti ekscentrik, Gaucci ka qenë i pari dhe i vetmi president, për momentin, që i ka besuar pankinën e një skuadre futbolli një trajnereje: në 1999 thërriti Carolina Morace në drejtim të Viterbese.

Me një të kaluar si zëvendëspresident i Romës së Dino Viola në vitet '80, Gaucci u bë president i Perugia për 13 vjet nga 1992 në 2004, duke fituar dy promocione nga B në Serie A plùs një në B në 1993, por që iu hoq për një parregullsi pas playoff me Foggia kundër Acireale. Gjithnjë nën drejtimin e tij, Perugia ka luajtur edhe një gjysëmfinale të Kupës së Italisë në sezonin 2002/2003 e ka marrë pjesë në Kupën UEFA.

President vullkanik e me karakter të fortë, jo rastësisht i mbiquajtur 'Uragan', Gaucci ishte një njohës i madh i futbollit, duke nxjerrë në dritë trajnerë si Serse Cosmi e Stefano Colantuono, apo kanë hedhur hapat e parë kampionët e ardhshëm të botës si Marco Materazzi, Rino Gattuso, Massimo Oddo e Fabio Grosso. Gaucci hapi gjithashtu dyert e Italisë për futbollistët e parë aziatikë, si japonezi Hidetoshi Nakata, koreani Han e kinezi Ma Mingyu. Ka qenë pronar edhe i Viterbese, Catania e Sambenedettese e më pas shkoi një hap nga blerja e Napolit me Gjykatën që preferoi De Laurentiis.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI