Flash

Inzaghi i zhgënjyer nga merkato: "Giroud na duhej e do të na kishte ndihmuar"

Lapsi.al 1 February 2020
Inzaghi i zhgënjyer nga merkato: "Giroud na duhej e do të na

Merkato ka lënë gjurmë në mendjen e Simone Inzaghi dhe tekniku i Lazio nuk ngurron ta kujtojë në vigjilje të sfidës së kampionatit kundër. Bllokimi që Chelsea i bëri Giroud në ditën e fundit i ka prishur punë teknikut italian, që kishte shpresuar shumë në udhëtimin e Igli Tares në Londër: "Giroud do të na kishte ndihmuar shumë, nuk u realizua dot, do të vazhdojmë kështu me lojtarët tanë, duke kërkuar të shtrëngojmë dhëmbët - tha tekniku i bardhekaltërve -. Do ti kërkoj Caicedo e Immobile një sforcim më tepër, duke shpresuar të rikuperojmë sa më shpejt Correa e duke kërkuar të përfshijmë sa më mirë Adekanye".

"E kisha thënë më parë, po kërkonim dicka që të mund të na përmirësonte e ndihmonte, sepse në repartin ofensiv kemi ndonjë problem me dëmtimin e Correa", vazhdoi Inzaghi -. Tre sulmuesit tanë po bëjnë dicka të jashtëzakonshme, por është rreziku i dëmtimeve e skualifikimeve. Duhet të bëjmë shumë kujdes. Kjo është një javë e rëndësishme, kemi tre sfida të rëndësishme të ngjeshura".

Në fund edhe një mendim mbi cështjen me Luis Alberto: "Kemi një raport të mirë, ka shumë vlerësim mes nesh. Nuk mund ta humbasim në këtë moment. Kishte një problem para derbit e në fakt nuk u grumbullua për ndeshjen me Napolin. Nuk doja ta rrezikoja dhe e zëvendësova kundër Romës".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI