Flash

Janari rekord i Serie A: Kulusevski blerja më e shtrenjtë

Lapsi.al 1 February 2020
Janari rekord i Serie A: Kulusevski blerja më e shtrenjtë

Dritarja dimërore e merkatos së futbollit është mbyllur tashmë. E për Serie A ka qenë një janar rekord. Në elitën e futbollit italian, në muajin e fundit janë shpenzuar në fakt 294 milionë euro për përforcime. Shifër e cmendur, që bën pluhur numrat e mëparshëm: 157 milionë në 2019, 52 në 2018, 104 në 201, 89 në 2016, 78 në 2015. Numra që nuk janë parë kurrë, me Napoli e Fiorentina "mbretër të dimrit" e Juventus protagoniste e goditjes më të shtrenjtë (Kulusevski) në janar.

Në detaje, skuadra që ka shpenzuar më shumë në janar është Napoli: 95 milionë në total për blerjen e Lobotka, Demme, Rrahmani, Politano e Petagna. Përforcime për të tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen. E shtyrë nga efekti Commisso, surprizisht, në vendin e dytë është Fiorentina me 88 milionë të investuara për kartonët e Beloko, Cutrone, Duncan, Igor, Kouamé, Amrabat e Agudelo. I treti është Juventus, që ka kryer goditjen më të shtrenjtë të dimrit, duke vënë në tavolinë 44 milionë euro (35+9 bonus) për Kulusevski. Jashtë podiumit Inter, që ka shpenzuar 22 milionë për ardhjen e Eriksen, Young e Moses. Sa i përket Milan, për të përforcuar organikën kanë mbërritur Ibra, Kjaer, Begovic e Saelemaekers, por shpenzimi ka qenë me huazime e parametra zero.

Sa i përket operacioneve në dalje, vendin e parë për janarin e ka Atalanta, që ka inkasuar 45,5 për kartonat e Kulusevski, Ibanez e Mesiello. E ndjek Inter, që ka siguruar 40 milionë nga shitjet e Gabigol, Politano e Lazaro. Ndërkohë Juventus, ka plusvalencën prej 26 milionë falë shitjes së Emre Can al Borussia Dortmund.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI