Flash

"Tifozët juventinë bëjnë mirë që janë të nervozuar": Sarri sqaron deklaratat e tij 'napoletane'

Lapsi.al 1 February 2020
"Tifozët juventinë bëjnë mirë që janë

Merkato nuk ka sjellë fytyra të reja tek Juventus, majde, pas shumë tratativash, lëvizjet e vetme kanë qenë në dalje. Bardhezinjtë rinisin në kampionat pas shumë polemikave për humbjen e pësuar në Napoli: "Frazat e mia janë keqkuptuar - ka komentuar Sarri -, është e qartë se kam afeksion ndaj grupit që kam patur tek Napoli. Tifozët bëjnë mirë që janë të nervozuar, por për rezultatin e përfaqësimin zhgënjyes".

Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, ka folur pikërisht mbi këto situata në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Fiorentinën, duke u ndalur mbi polemikat e Napolit: “Nga polemikat unë di pak. Më duket e çuditshme të instrumentalizosh një fjali nga një budallallëk dhe një banalitet si ajo që kam thënë. Është e qartë që unë kam mbetur i afeksionuar nga një grup dhe nga djemtë që pastaj më kanë lejuar të arrij tek Chelsea përpara dhe, më pas, tek skuadra më e rëndësishme në Itali. Tifozi juventin fitohet me rezultate”.

Më pas shton: “Tifozët ishin me të drejtë të zemëruar sepse kemi bërë një rezultat të keq dhe prezantim të shëmtuar. Të humbasësh një ndeshje në këtë klub është e rëndë, të humbasësh duke luajtur ashtu është edhe më shumë. Është e drejtë që janë zemëruar, por për rezultatin. Ndeshja në San Paolo? Kemi shkuar duke rënë nga pikëpamja e intensitetit dhe e agresivitetit, edhe pse në periudhën e fundit u dukëm sikur u përmirësuam. Diçka për ta përmirësuar sigurisht që e kemi. Mund të bëhet duke shkuar të rrisim nivelin e vëmendjes nëpërmjet ushtrimit, por nuk është e thjeshtë kur bëhet fjalë për më shumë për reagim mendor, se sa fizik, apo taktik”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI