Flash

"Gomar në fushë e në shtrat": modelja skoceze shpërthen kundër futbollistit shqiptar për 'tradhëtinë'

Lapsi.al 2 February 2020
"Gomar në fushë e në shtrat": modelja skoceze
Futbolli është sport, por për shumë është fe, ndaj duhet bërë kujdes në hapat që ndërmerr dhe fjalët që thuhen. Rasti i Zlatan Ibrahimovic, statuja e të cilit u rrëzua nga tifozët e Malmoe pas blerjes së aksioneve të rivalavë të Hammarby është një shembull. Rasti tjetër është ai i Florian Kamberit, futbollistit të kombëtares së Shqipërisë që u transferua nga skocezët e Hibernian tek gjigantët e Glasgoë Rangers. Sulmuesi shqiptar është treguar i lumtur për këtë aventurë të re, në daljen e parë si Blues, duke thënë se ka qenë një ëndërr që të luante për ekipin që drejtohet nga Steven Gerrard. Ndoshta vetë kalimi i lojtarit, apo ndoshta mënyra e anashkalimit të Hibernian ka tërbuar ish-tifozët e Kamberit e sidomos Jane Park, bukuroshja sexy që ka patur një flirt me Kamberin. Park është bërë e famshme për të gjithë para 7 vitesh, kur në moshën 17-vjeçare fitoi 1 milionë paund në lotari. Park njihet si një nga tifozet më të zjarrta të Hibernian e postimi në “Twitter” nuk lë asnjë dyshim mbi sulmin personal që i bëhet lojtarit shqiptar: “Je një gomar i ndyrë në fushë dhe në shtrat. Rrugë të mbarë budalla”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI