Flash

"Nuk jemi këtu që të na vjedhin": presidenti i Atletico Madrid i tërbuar me Cavanin

Lapsi.al 2 February 2020
"Nuk jemi këtu që të na vjedhin": presidenti i Atletico

Edinson Cavani tek Atletico Madrid: tratativa dukej e kryer e ndërkohë u hodh në erë. Skuadra e Simeone, që shpresonte të mirëpriste Matador, në fund është dorëzuar përballë kërkesave të larta të stafit të lojtarit e të Psg. Një situatë që ka tërbuar presidentin e colchoneros, Enrique Cerezo, që ka shpërthyer në akuza: "Është i turpshëm raporti që disa lojtarë kanë me menaxherët e me të afërmit e tyre. Merkato tashmë është e fryrë, por nuk jemi këtu që të na vjedhin".

Deklaratat e numrit 1 të Atletico Madrid, pas derbit të humbur kundër Real, kanë ndezur një seri polemikash dhe përgjigja ka ardhur nga menaxheri e vëllai i lojtarit, Walter Guglielmone, që ka ironizuar për mikrofonët e Cadena SER: “Kush është Enrique Cerezo? Unë nuk e kam parë kurrë në këtë muaj tratativash, nuk e di as cfarë roli ka”.

Menaxheri mendon për më tepër se Atletico i detyrohet shpjegime tifozëve të tyre: “Duhet ti thonë të gjithëve përse Cavani nuk erdhi. Edinson ishte i gatshëm të merrte më pak para në krahasim me Psg. Atletico nuk e mori përsipër gjithë koston e lojtarit dhe francezët nuk donin të ulnin pretendimet e tyre. Nëse do të ishte për para, Edinson do të kishte shkuar në Angli tek Manchester United apo Chelsea”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI