Flash

Presidenti i Fiorentinës, stuhi mbi arbitrat: "Jam i neveritur". Replika e Nedved: "Shko pi një çaj"

Lapsi.al 2 February 2020
Presidenti i Fiorentinës, stuhi mbi arbitrat: "Jam i neveritur".

"Jam i neveritur". Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso është i nervozuar me arbitrin Pasqua e i hidhëruar pas humbjes kundër Juventus. "Në gjashtë muaj nuk kam folur kurrë për arbitrat, por arbitrat nuk mund të vendosin kështu si sot ndeshjet - vazhdoi ai - Juventus është i fortë, nuk ka nevojë të ndihmohet, ta lëmë të fitojë në fushë. Penalltia e parë mund të ishte, por e dyta absolutisht jo. Edhe lojtarët janë të nervozuar dhe të demoralizuar e më vjen keq për ta".

"Duhet të mbroj skuadrën time. Nuk mund të na trajtojnë kështu - sulmoi Commisso -. Futbolli italian shihet në gjithë botën, këto gjëra i neverisin njerëzit, ashtu si jam neveritur unë. Nëse duan të më gjobisin e paguaj me dëshirë. Nuk vazhdohet kështu, Juventus duhet të fitojë në fushë, jo me këto favore. Sot ndeshja u vendos nga arbitri".

Akuzave të Commisso i është përgjigjur menjëherë zëvendës presidenti i Juventus, Pavel Nedved. "Po e përdor Juventus në mënyrë të gabuar - tha ceku -. Jemi të bezdisur nga kjo sjellje e që thuhet se fitojmë pa meritë. Nyk ka kuptim që kërkojnë alibi kur luajnë kundër nesh. Commisso duhet të shkojë të pijë një tas caj. E kuptoj që ka dalë nga vetja, por nuk bëhen këto deklarata në të nxehtë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI