Flash

Video/ Verona i jep Kumbulla të tharta Milanit: Lazio shuplakë Spal, Atalanta ngec në shtëpi

Lapsi.al 2 February 2020
Video/ Verona i jep Kumbulla të tharta Milanit: Lazio shuplakë Spal,

Pa Ibrahimovic Milan nuk di të fitojë. Verona e Kumbullës e Rrahmanit ka qenë një digë e pakalueshme për kuqezinjtë edhe pse veronezët luajtën me 10 lojtarë prej më shumë se 20 minutash. Atalanta bllokohet në shtëpi 2-2 përballë Genoa, duke komplikuar objektivin Champions, ndërsa Lazio është spektakolare kundër Spal, megjithëse Strakosha nuk e ruajti dot rrjetën të paprekur i ndëshkuar nga Missiroli.

Milan 1-1 Verona

Pas tre fitoresh radhazi në A, pesë duke llogaritur edhe Kupën e Italisë, Milan frenon e humb rastin ti afrohet Atalantës, të bllokuar 2-2 nga Genoa: me Veronën në San Siro përfundon 1-1 e Faraonit i përgjigjet Calhanoglu, në ndeshjen e dytë radhazi në gol, por pa Ibrahimovic aty përpara kuqezinjve i mungon shkëndija. Rebic nuk kishte instiktin e ndëshkuesit të daljeve të fundit, ndërsa Leao nuk shkon më shumë se një e majtë e rrezikshme në fund të ndeshjes: Pioli, në superioritet numerik për më shumë se 20 minuta, provoi edhe Saelemaekers e Daniel Maldini, në debutimin në Serie A, por nuk shkoi më shumë se barazimi. Rezultat i merituar nga të besuarit e Juric, që shkoi pranë surprizës me dy shtylla.

https://www.youtube.com/watch?v=JyR9nRAlcFE

Atalanta 2-2 Genoa

Operacioni parakalim (ndaj Romës) dështoi, sepse Atalanta barazoi 2-2 me Genoa, duke u ngjitur në vendin e katërt me pikë të barabarta me verdhekuqtë: në Bergamo shënuan Toloi (13') e Ilicic (35') nga njëra anë, Criscito me penallti (19') e Sanabria (33') nga ana tjetër. Atalanta shkon kështu në kuotën 39 pikë në klasifikim, ndërsa Genoa mbetet me 16.

https://www.youtube.com/watch?v=TlSAr67dDI8

Lazio 5-1 Spal

Me fitoren e shtatë radhazi në shtëpi, Lazio ngjitet në vendin e dytë dhe pret rezultatin e Inter në mbrëmje në Udine. Makina e golave e bardhekaltërve fshin menjëherë cdo zhgënjim për mungesën e ardhjes së Giroud. Dygolëshat e Immobile e Caicedo sigurojnë tre pikët kundër Spal që në pjesën e parë. Skuadra e Semplici (tani e fundit në renditje) vuan diferencën teknike me kundërshtarët, që kanë arritur në rezultatin e 16 pozitiv radhazi. Në pjesën e dytë, Lazio rrumbullakos fitoren me golin e parë në Serie A të Adekanye. Goli i Missiroli vetëm sa i prish Strakoshës objektivin për ta ruajtur portën të paprekur.

https://www.youtube.com/watch?v=iRAjVgYg8Yk

ITALY - SERIE A

Juventus 3 - 0 Fiorentina

Milan 1 - 1 Verona

Atalanta 2 - 2 Genoa

Lazio 5 - 1 SPAL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI