Flash

Video/ Guardiola nuk mban fjalën për penalltinë: City dështon përballë Mourinhos

Lapsi.al 2 February 2020
Video/ Guardiola nuk mban fjalën për penalltinë: City

Fitore shumë e rëndësishme e Tottenham, në ambicjet e Spurs për të arritur zonën Champions. Londinezët kanë mposhtur në Tottenham Stadium kampionët në fuqi të Manchester City me rezultatin 2-0. Për titullin tani nuk mund të flitet më për garë, për Liverpool të arratisur 22 pikë përpara Citizens. Skuadra e Guardiola e nisi mirë ndeshjen, por u rrëzua pas kartonit të kuq për Zinchenko, kur Spurs shënuar dy golat që vendosën takimin.

Guardiola mund të kishte parë të tijtë në avantazh në pjesën e parë ku skuadra nga Manchester dominoi fushën, por tekniku spanjoll duhet të ketë mea culpa për faktin se nuk mbajti premtimin për ti dhënë goditjen e penalltisë portierit Ederson. Kështu, Aguero fitoi penalltinë në të 41 por nga pika e bardhë Ilkay Gundogan, i shtohet listës së atyre që gabojnë nga 11 metra për City.

Nuk mund të shpëtojë pa polemika sfida: Sterling ndërhyri keq ndaj Delle Alli, pa u sanksionuar me karton të kuq, gjë që nuk ndodhi për Zinchenko, që në minutën e 60 la fushën e lojës, duke i dhënë avantazhin numerik Spurs. Mourinho e shfrytëzoi në mënyrë të menjëhershme dhe pas tre minutash i sapoardhuri tek Tottenham, Steven Bergwijn shënoi golin e avantazhit. Son Heung-min shënoi edhe golin e dytë në minutën e 71, duke vulosur rezultatin.

ottenham është në vendin e pestë me 37 pikë, katër më pak se Chelsea në vendin e katër dhe tanimë është seriozisht në garë për një vend për në Champions, ndërsa Manchester City mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, 22 më pak se Liverpool që është në vendin e parë me 73 pikë dhe dy më shumë se Leicester City në vendin e tretë me 49 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=8wjG7O0oQtk

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI