Flash

Video/ Lukaku shemb Udinesen: Eriksen nuk shkëlqen, por Inter ndjek Juventus

Lapsi.al 2 February 2020
Video/ Lukaku shemb Udinesen: Eriksen nuk shkëlqen, por Inter ndjek

Inter mposht Udinese, mbetet në ndjekje të Juventus e mban akoma dy pikë larg Lazion, në pritje të rikuperimit të së mërkurës të bardhekaltërve kundër Veronës. Në Dacia Arena përfundon 2-0 për zikaltrit, falë dy golave të Lukaku. Inter nisi i vendosur me Esposito që provoi reflekset e Musso, por me kalimin e minutave Udinese u rrit në lojë. Eriksen nuk u fut kurrë në lojë, ndërsa në kundërsulm bardhezinjtë i krijojnë vështirësi Padelli. Debutuesi në kampionat ia doli mirë kundër De Paul e Mandragora, ndërsa e shpëton Young në goditjen e Larsen në të 38'.

Shansi për zikaltrit erdhi me rifillimin e lojës: Musso grushtoi konkluzionin e Young, Sema largoi topin keq e Esposito nga fare pranë humbi mundësinë më të mirë për avantazhin. Por është vetëm një episod sepse në pjesën e dytë Inter nuk bën shumë. Conte shkund të tijtë me futjen e Brozovic e Sanchez e pikërisht nga kroati nis aksioni për avantazhin e zikaltërve me Lukakun që i vetëm me portierin nuk gabon.

Udinese u zbilancua e rrezikoi menjëherë të pësonte të dytin, me Musso që këtë herë ndali Lukakun. Por Inter tani ka në dorë lojën dhe Sanchez fitoi një 11 metërsh që Lukaku e transformoi me siguri. Inter ngjitet tashmë në kuotën e 51 pikëve, tre më pak se kryesuesit e Juventus, ndërkohë që Lazio me 49 shpreson të bëjë parakalimin të mërkurën.

https://www.youtube.com/watch?v=dMY2Dh9JMgE

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI