Flash

Video/ Rekord absolut në Bundesligë: Haaland, një gol në çdo 19 minuta

Lapsi.al 2 February 2020
Video/ Rekord absolut në Bundesligë: Haaland, një gol në

Bundesliga është tashmë nën këmbët e yllit të ri të futbollit, që po bën një impakt të frikshëm në kampionatin gjerman, duke shënuar shtatë gola në tre ndeshjet e tij të para me Borussia Dortmund. Askush si ai nuk ka patur një impakt të tillë në historinë e Bundesligës. Me dygolëshin e shënuar në ndeshjen e tij të parë si titullar, Erling Haaland ka mbërritur tashmë në kuotën 7 gola në 3 prezenca, që nga mbërritja e tij tek Borussia Dortmund: një mesatare e përbindshme, një gol në cdo 19 minuta dhe shtatë realizime në nëntë goditje drejt portës. Në sezon golat në total janë 35 në 25 ndeshje të luajtura, por të llogariten edhe ndeshjet e bëra me Salzburg.

Erling Haaland, pasi ka shënuar tre gola në debutimin e tij kundër Augsburg, ka vazhduar të bëjë atë që di më mirë… të shënojë, edhe në ndeshjet e dytë e të tretë. Këtë herë norvegjezi ka shënuar dy, në të parën si titullar në fitoren 5-0 kundër Union Berlin. Në fakt, ajo që duhet të bëjë përshtypje është se në dy nga të tre ndeshjet 19 vjecari është aktivizuar nga pankina, duke luajtur në total 150 minuta e duke shënuar 7 herë.

Borussia Dortmund me shtatlartin në sulm nuk di të ndalet: 15 gola në tre ndeshje 3-5 në transfertë me Augsburg e 5-1 kundër Koln e tani 5-0 kundër Berlin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI