Flash

Commisso sulmon përsëri: "Nuk jam budallai i Amerikës, paguajmë të njëjtat para si Juventus në Federatë"

Lapsi.al 3 February 2020
Commisso sulmon përsëri: "Nuk jam budallai i Amerikës,

Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso e drejtori i përgjithshëm i klubit viola Joe Barone janë takuar në Coverciano me drejtuesit e lartë të Figc e të futbollit italian. Takimi ka ndodhur në ceremoninë për Pankinën e Artë, menjëherë pas polemikave të furishme mbi episodet kontroverse arbitrale të Juventus-Fiorentina që shkaktuar reagimin e rëndë të pronarit të Fiorentinës, në një polemikë në distancë me zëvendës-presidentin juventin Pavel Nedved.

Fiorentina, përmes drejtuesve të saj, ka dashur të shfaqë shqetësimin për atë që ndodhi në Allianz Stadium, pas situatave të tjera të konsideruara kundër në precedencë. "Ka patur episode kundër Genoa, kundër Napoli, kundër Inter, e pastaj kundër Juventus ku shpërtheva: ndoshta duhet të shpërtheja më parë" ka deklaruar kështu Commisso pas takimit me presidentin e Figc Gabriele Gravina. "Unë e dua futbollin italian por Fiorentina duhet të respektohet. Nuk dua favore nga askush, por besoj se qyteti meriton respekt nga të gjithë. Jo më shumë se të tjerët, por njësoj me ta".

"Inati është akoma, askush nuk na kërkoi ndjesë" ka deklaruar presidenti viola. "As Nedved, as personazhe të tjerë të futbollit. Nuk është vetëm një incident, janë tre katër ndeshje që e pësojmë. Nedved nuk duhej të fliste ashtu, u tregua pa respekt. Nuk dua favore nga askush, por nuk dua të më trajtojnë si budallai që erdhi nga Amerika. Kërkoj respekt, paguajmë të njëjtat para si Juventus në federatë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI