Flash

Inter, rebusi Handanovic: rrezikon të humbasë sfidën me Juventus

Lapsi.al 3 February 2020
Inter, rebusi Handanovic: rrezikon të humbasë sfidën me Juventus

Inter që u shfaq në Udine ka treguar se mund tia dalë edhe pa Samir Handanovic, por Antonio Conte prêt me ankth detajet konkrete nga kontrollet mbi dëmtimin në dorë të portierit-kapiten zikaltër. Slloveni – sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport – ka frakturuar gishtin e vogël e rrezikon një ndalesë 3-4 javë edhe se kohët e rikuperimit do të vlerësohen ditë pas dite nga mjekët.

Nëse do të konfirmohen 20 ditët e ndalesës, Handanovic mund të rikthehet në 23 shkurt kundër Sampdorias, në rast të kohëve më të gjata, objetivi është sfida titull me Juventus në 1 mars. Situata është fluide si ka lënë të kuptohet Conte në konferencë shtypi, duke iu përgjigjur pyetjes së angazhimit të numrit 1 kundër Milan të dielën: "Më mirë të flisni me doktorët. Të shohim, janë shtatë ditë për të rikuperuar".

Ndjesia është që në derbi, Inter do të ketë përsëri Padellin mes shtyllave, edhe pse slloveni është gati të shtrëngojë dhëmbët si tregoi në Udine, kur qendroi në pankinë për të mbuluar skualifikimin e Berni. Sidoqoftë, Inter nuk mendon për ndërhyrje në merkato, edhe pse Viviano është pa kontratë pas eksperiencës me Sporting Lisbona: besim për Padelli, pak durim për Handanovic e Berni-Stankovic (djali i Dejan) në rast emergjence.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI