Flash

Kapllanaj furi kundër arbitrave: "Penalltinë e anulloi Bujar Pregja me telefon"

Lapsi.al 3 February 2020
Kapllanaj furi kundër arbitrave: "Penalltinë e anulloi Bujar

"Nuk dua ti hyjë fare diskutimit a është penallti apo jo. Nuk di të jetë montuar ndonjë VAR rrugës, që të anullojë penalltinë. Është një telefonatë nga Tirana që ka marrë delegati Bujar Pregja që desh u rrëzua dhe anulloi këtë penallti. Të na thonë ku e kanë montuar këtë VAR që ta dimë dhe ne e t’i gjykojmë të gjitha rastet". Është një furi e vërtetë presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, në përfundim të ndeshjes së barazuar 2-2 ndaj Vllaznisë, për penalltinë e akorduar në fillim nga Kuka në kohën shtesë dhe më pas të anulluar pas konsultimit me asistentin. Numri 1 i Bylis ka shkuar larg me akuzat, duke aluduar për një sistem kundër klubit të tij ku ndërhyrja tek delegati Pregja është bërë me telefon.

Kapllanaj i ka të freskëta episodet kundër në dy ndeshjet e fundit: kundër Tiranës ballshiotët pësuan gol në një prekje me dorë të Kale, ndërsa në Niko Dovana nuk i dhanë një penallti të qartë: "Një arbitër sot që ia dëgjoj emrin për herë të parë, më duket sikur bënë eksperimente me ndeshjen e sotme. Në fund të vitit kam pasur një takim me shefin e arbitrave dhe i thashë se na mungonin 7 penallti ndërsa ia tha 6. Por tani po na ndëshkojnë në çdo ndeshje". Shkon edhe më tej Kapllanaj: "Do kisha bërë mirë nëse nuk do isha futur në kampionat. Nëse vazhdojmë kështu, atëherë është e kotë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI