Flash

Liverpool dëshiron Sancho, por çmimi i Dortmund e bllokon

Lapsi.al 3 February 2020
Liverpool dëshiron Sancho, por çmimi i Dortmund e bllokon

Dominues i Premier League, me një ecuri impresionuese ku rivalë nuk gjen askënd më afër se 22 pikë diferencë, Liverpool kërkon të qendrojë gjatë në këto pozita. Mënyra më e mirë është të gjenden lojtarët e duhur, për të përmirësuar një grup, që është kompetitiv dhe kualitativ tashmë.

Reds mbajnë nën vëzhgim merkaton për tu përforcuar në prag të sezonit të ardhshëm. Sipas asaj që bën të ditur 'Daily Express' emri në majën e listës së dëshirave të Jurgen Klopp është ai i Jadon Sancho, por që Borussia Dortmund nuk e shet lirë: për të lënë të largohet sulmuesi i krahut 20 vjecar nevojiten 130 milionë euro. Shifër që mund ti dekurajojë Reds, pavarësisht se në sesionet e fundit të merkatos Liverpool ka bërë pak operacione.

Klopp e ka të qartë se për të qenë më i miri duhet të marrë më të mirët, por nëse ka synimet e qarta për të ardhmen, duhet të bëjë kujdes në aspektin e daljeve. Van Dijk, qendërmbrojtësi hollandez, që vazhdon të spikasë me Liverpool është në fokusin e Juventus, që po mendon ti futet një operacioni që mund të arrijë shifra të cmendura.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI