Flash

Trajneri më i mirë në Serie A 2019 është Gasperini: titulli kampion nuk i mjafton Allegrit

Lapsi.al 3 February 2020
Trajneri më i mirë në Serie A 2019 është Gasperini:
Gian Piero Gasperini ka fituar Pankinën e Artë 2018-2019 për Serie A, cmimi që i jepet me votat e teknikëve për trajnerin më të mirë të sezonit. Tekniku i Atalanta ka mundur konkurencën e Massimiliano Allegri e Sinisa Mihajlovic, duke u vlerësuar për lojën dhe arritjen në kualifikimin e Atalantës në Champions League. Gasperini ka fituar falë votimeve të kolegëve të kampionatit elitar. Tekniku i Atalanta ka marrë kreditet e një kualifikimi historik në Champions League. "Për mua është një nder i madh të marr këtë cmim kaq prestigjioz - ka komentuar Gian Piero Gasperini -. Nuk mundem vec ta ndaj me presidentin Percassi, lojtarët e mi dhe stafin. është një cmim për të gjithë Bergamon, për atë që kemi bërë në këtë sezon fantastik ku kemi përshkuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Cmimin ia dedikoj të gjithë trajnerëve, sepse e jona, edhe pse jemi të privilegjuar, nuk është një punë e lehtë". PALMARESI I TROFEUT 1990/1991, Raymond GOETHALS, Ol. Marseille 1991/1992, Fabio CAPELLO, Milan 1993/1994, Fabio CAPELLO, Milan 1994/1995, Marcello LIPPI, Juventus 1995/1996, Marcello LIPPI, Juventus 1996/1997, Alberto ZACCHERONI, Udinese 1997/1998, Luigi SIMONI, Inter 1998/1999, Alberto ZACCHERONI, Milan 1999/2000, Alberto CAVASIN, Lecce 2000/2001, Fabio CAPELLO, Roma 2001/2002, Luigi DEL NERI, Chievo 2002/2003, Carlo ANCELOTTI, Milan 2003/2004, Carlo ANCELOTTI, Milan 2004/2005, Luciano SPALLETTI, Udinese 2005/2006, Cesare PRANDELLI, Fiorentina 2006/2007, Cesare PRANDELLI, Fiorentina 2007/2008, Roberto MANCINI, Inter 2008/2009, Massimiliano ALLEGRI, Cagliari 2009/2010, José MOURINHO, Inter 2010/2011, Francesco GUIDOLIN, Udinese 2011/2012, Antonio CONTE, Juventus 2012/2013, Antonio CONTE, Juventus 2013/2014, Antonio CONTE, Juventus 2014/2015, Massimiliano ALLEGRI, Juventus 2015/2016, Maurizio SARRI, Napoli 2016/2017, Massimiliano ALLEGRI, Juventus 2017/2018, Massimiliano ALLEGRI, Juventus 2018/2019, Gian Piero GASPERINI, Atalanta

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI