Flash

Video/ Laçi fiton ndeshjen, proteston Skënderbeu: "Na është mohuar një penallti"

Lapsi.al 3 February 2020
Video/ Laçi fiton ndeshjen, proteston Skënderbeu: "Na

Në vendin e tretë. Laci vazhdon ngjitjen, edhe pse për të mposhtur Skënderbeun ka vendosur vetëm një gol i Redon Xhixhës, në sfidën e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore. Cungu i gëzohet suksesit në shtëpi, që është pluhërosur nga kontestimet e korcarëve për një 11 metërsh të munguar: "Ndërhyrja ndaj Asion Dajës nuk ka nevojë për koment. Kundër nesh penalltitë i japin menjëherë, për ne gabojnë - akuzoi tekniku i Skënderbeut Ilir Daja -. Na është mohuar një penallti".

Episodi ndodhi në pjesën e parë, pas një dyluftimi të Ignjatoviç me mesfushorin Asion Daja. Por gjyqtari e konsideroi gjithçka të rregullt duke i mohuar një 11-metërsh korçarëve.

Me 3 pikët e fituara në këtë ndeshje, Laçi u ngjit në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 3, ndërkohë që Skënderbeu ndodhet në vendin e 8-të me 27 pikë, e javën e ardhshme pret Bylisin në shtëpi: “Kemi bërë një lojë të mirë, por jemi dënuar me një goditje standarte, me një mungesë vëmendje. Kemi pasur shanset tona për të shënuar, por në fund farë ky është futbolli. Sot ekipi nuk u dorëzuar për asnjë moment dhe gjatë gjithë kohës ishte në ekuilibër e dua ta shoh të tillë edhe në vazhdim" përfundoi Daja pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI