Flash

Video/ Penallti në të 90', pastaj e anullon: Bylis i tërbuar me arbitrin Kuka

Lapsi.al 3 February 2020
Video/ Penallti në të 90', pastaj e anullon: Bylis i tërbuar

Mjafton një episod në fundin e takimit për të kthyer mërinë e ballshiotëve kundër vendimeve arbitrare, që në javët e para të 2020 kanë qenë gjithnjë penalizuese për Bylis. Nuk ishte ky rast në fakt, edhe pse protestat e mallkastriotëve pas penalltisë së akorduar nga arbitri Orlando Kuka në minutën e 90, vendim që më pas e anulloi pas konsultës me asistentin, kanë qenë të kota, pasi topi është përplasur në shpinën e mbrojtësit të Vllaznisë Ramadani dhe jo në krah.

Në fund 2-2 në një ndeshje dramatike, që u kuptua që në minutat e para se do të prodhonte spektakël. Bylis e Vllaznia praktikisht e nisë ndeshjen 1-1, sepse në tre minutat e para të ndeshjes në Adush Muca rrjetat u tundën dy herë. Malota ndëshkoi i pari Hidin në minutën e dytë, ndërsa kapiteni Murataj barazoi 60 sekonda më vonë, duke kthyer enuziazmin, që i bëri ballshiotët të përmbysin shifrat në minutën e 7. Ndreca vazhdon të jetë protagonist me Bylis, duke ndëshkuar Sherrin në mundësinë e parë të paraqitur për mesfushorin.

Tre gola në shtatë minutat e para, por skuadrat kanë përsëri për të thënë në një ndeshje, ku ishte e qartë se nuk duhej humbur. E megjithatë në pjesën e parë ka ende spektakël. Gilman Lika barazoi përsëri rezultatin tre minuta përpara se skuadrat të zbrisnin në dhomat e zhveshjes.

Ritëm e grintë në fushë edhe në pjesën e dytë, por asnjë nga skuadrat nuk tregohet dot superiore, me Hidin e Sherrin në lartësinë e duhur. 31 pikë për Bylis, që në këtë fillim viti mbetet pa fitore dhe sheh kreun ti shkëputet 7 pikë larg. Vllaznia dështon ndërkohë ti bashkohet grupit të skuadrave që synojnë zonën Europiane, por një pikë në Ballsh është gjithnjë pozitive.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI