Flash

Bayern Mynih, Perisic dy muaj jashtë: fraktura në këmbë e kroatit dëshpëron Inter

Lapsi.al 4 February 2020
Bayern Mynih, Perisic dy muaj jashtë: fraktura në këmbë e

Probleme në shtëpinë e Bayern Mynih, me efekte që arrijnë deri tek Inter në Appiano Gentile. Ivan Perisic është dëmtuar gjatë stërvitjes së fundit e duket se është një problem serioz pasi Hans-Dieter Flick ka njoftuar mungesën e kroatit në fushë për të paktën dy muaj: "Ivan ka një frakturë të maleolusin anësor të këmbës së djathtë, për tu shëruar i duhen të paktën 4 javë e vetëm atëherë mund të kthehet të stërvitet me grupin. Më vjen keq sepse po na ndihmonte shumë dhe e mbante ritmin të lartë".

Perisic është i huazuar nga Inter, që shpreson në blerjen përfundimtare (20 milionë euro) nga ana e bavarezëve në fund të sezonit, por kjo ndalesë i komplikon planet e zikaltërve që ishin ndërtuar mbi bazën e 22 prezencave sezonale të kroatit me 5 gola e 8 asist. Perisic do të kthehet vetëm në fund të marsit e do të ketë më pas rreth 60 ditë për të bindur Bayern ta blejë. Ndërkohë, flitet se bavarezët janë të interesuar për Sané e duke qenë se kanë në organikë Gnabry e Coman, situata është edhe më e vështirë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI