Flash

Cristiano Ronaldo i kërkon Juventus dhuratën e ditëlindjes: dy rekorde dhe Champions League

Lapsi.al 4 February 2020
Cristiano Ronaldo i kërkon Juventus dhuratën e ditëlindjes: dy
Cristiano Ronaldo nesër do të mbushë 35 vjec dhe e ka të qartë se cfarë dhuratë ti kërkojë Juventus: kupën me veshë të mëdhenj. Më shumë se tia kërkojë të tjerëve, portugezi është një që punon me veten: kështu që është e sigurtë se do të ketë pak festime, pa lënë mënjanë stërvitjet, sepse tani mbetet pak nga 1/8 e Champions e kërkon të jetë në maksimum. Jo se një sulmues prej 22 golash në 27 ndeshje sezonale (19 gola në 19 ndeshje në Serie A, dy në gjashtë në Champions, një në Kupën e Italisë) ka nevojë të gjejë ndonjë kondicion tjetër nga ai që ka, por kthjelltësia është fondamentale në fazën finale të sezonit europian e ai është specialist në këtë kuptim. Nuk është rastësi barazimi i rekordit të Trezeguet, pas nëntë ndeshjesh radhazi në gol në kampionat, CR7 tani synon të arrijë në 11, ashtu si vetëm Batistuta e Quagliarella ia kanë dalë. Në një sezon e gjysëm Ronaldo ka shënuar në 70 ndeshje 50 gola, duke merituar edhe një postim komplimentar nga Uefa, e duke parë kontratën që përfundon në 2022 objektivi i 100 golave është plotëisht i mundshëm.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI