Flash

Disiplina gjobit fiorentinasit Antognoni, Pradè e Barone, për frazat kundër arbitrit

Lapsi.al 4 February 2020
Disiplina gjobit fiorentinasit Antognoni, Pradè e Barone, për frazat

Nuk ka qenë në fakt vetëm polemika Commisso-Nedved, sepse përfundimi i sfidës Juventus-Fiorentina ka sjellë pasoja edhe për Giancarlo Antognoni, Daniele Pradè e Joe Barone, protagonistë të frazave ofensive kundër arbitrit Pasqua. Gjykatësi Sportiv ka paralajmëruar tre drejtuesit viola, duke i faturuar edhe tre gjoba të shifrave të ndryshme: 25 mijë euro për menaxherin e klubit, 20 mijë euro për drejtorin sportiv e 10 mijë për krahun e djathtë të Commisso.

25 mijë euro i ka kushtuar Antognoni që "në përfundim të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, i ka bërtitur arbitrit, një epitet tepër ofensiv, që që nuk mund të perceptohet në përmbajtjen ekzakte vetëm sepse po kthehej në dhomat e tij të zhveshjes; kërkesës së një asistenti për të moderuar tonet i është përgjigjur me një shprehje të pahijshme". Gjobë 20 mijë euro për Pradè sepse "në përfundim të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, me një sjellje kërcënuese e agresive, i ka uluritur arbitrit një shprehje të pahijshme; kërkesës së arbitrit për tu larguar i është përgjigjur me një tjetër shprehje të pahijshme". Në fund, 10mijë euro gjobë për Barone "sepse në përfundim të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, i është drejtuar me zë të lartë arbitrave të ndeshjes, me frazi tepër ofensive".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI