Flash

Idea e çmendur e Liverpool: teserimi i Gerrard për ta bërë të ngrejë lart trofeun e Premier

Lapsi.al 4 February 2020
Idea e çmendur e Liverpool: teserimi i Gerrard për ta bërë
Me 24 fitore në 25 ndeshje Liverpool praktikisht e ka fituar Premier League në shkurt (pikët e avantazhit ndaj City janë 18) e për të celebruar në mënyrën më të mirë një trofe që në Anfield mungon që nga 1990, tifozët e Reds kanë një ide të cmendur: të teserojnë Steven Gerrard për pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Pesë, sepse vetëm kështu Gerrard do të luante mjaftueshëm për tu konsideruar pjesë e organikës së klubit kampion e mund të ngrejë lart trofeun, kur në ndeshjen e fundit në shtëpi të vitit, duke përjashtuar zhvillime të jashtëzakonshme, do ti dorëzohet skuadrës së Klopp. Fushata për ti dhuruara ish-kapitenit trofeun e vetëm që i mungon në palmares (me Liverpool ka fituar Champions League, Kupën UEFA, Superkupën Europiane, FA Cup, League Cup e Charity Shield) është bërë virale në rrjetet sociale, edhe pse rrëshqitja kundër Chelsea që I kushtoi titullin Reds në kohët e Brendan Rodgers është një plagë ende e hapur në mendjet e tifozëve (e natyrisht edhe në atë të teknikut aktual të Rangers). Por për tu teseruar nga Liverpool 'Captain Fantastic' duhet të lërë detyrën në Skoci, gjë që dikush e quan më shumë se të mundshme, duke qenë se në atë kohë kampionati skocez mund të jetë vendosur. Mbetet të kuptohet cfarë mendojnë Klopp, që nuk është shprehur ende, e sidomos kapiteni Henderson, që nuk do ti vinte keq të ishte njeriu që do të ngrinte në qiell titullin kampion të Anglisë në Anfield pas 30 vjetësh.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI