Flash

Lukaku, gjiganti zikaltër që nga fëmijëria, gati të sfidojë Ibrahimovic: "E respektoj"

Lapsi.al 4 February 2020
Lukaku, gjiganti zikaltër që nga fëmijëria, gati të

Romelu Lukaku është gati të përsëritet në derbi pas golit në ndeshjen e vajtjes: "Ishte një emocion i madh të shënoja kundër Milan sepse për mua ka qenë gjithnjë një ëndërr të luaja tek Inter". Në intervistën e dhënë për Tiki Taka, sulmuesi belg bën edhe një përshkrim të jashtëzakonshëm për Ibrahimovic: "Një kampion i madh, e respektoj. Në kohët e Manchester United jam stërvitur cdo ditë më të, për mua ishte gjëja më e bukur".

Lukaku kujton kohët kur me suedezin ishin në një skuadër, duke legjitimuar përse Ibra edhe në moshën aktuale bën diferencën: "Një profesionist i madh, normal që të bëjë gjëra të bukura edhe në moshën 38 vjecare. Është një nga ata që punon shumë, më këshillonte kur luanim bashkë".

Në fund një kujtim zikaltër të kohës kur ishte fëmijë: "Finalja e parë që kam parë ishte Inter-Lazio (Kupa Uefa), kisha ambicjen të luaja në Itali e për Inter". Në atë ndeshje shënoi edhe Ronaldo, në mënyrën që dinte ta bënte vetëm Fenomeni: "Për mua ai është më lart se të gjithë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI