Flash

"Nuk është Zoti, mund ta mposht": Verstappen nxeh motorët e Formula 1 e sfidon Hamilton

Lapsi.al 4 February 2020
"Nuk është Zoti, mund ta mposht": Verstappen nxeh

Max Verstappen nuk është tipi që fshihet pas fjalëve e duke qenë se objektivi i tij është të bëhet kampion i botës në Formula 1, në shënjestër nuk mund të mos përfundonte Leëis Hamilton. "Është e qartë se në Formula 1 shumë varet nga makinat që dikush ka në dispozicion. Leëis Hamilton është një pilot shumë i fortë, një nga më të mirët, por, nuk është Zoti e unë mund ta mund. Ndoshta Zoti është me të, por ai nuk është Zoti", ka thënë pa diplomaci piloti i Red Bull.

Verstappen, tre fitore në Botërorin e këtij viti e vendi i tretë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, këtë vit synon të bëjë edhe më mirë e të sfidojë Hamilton në luftën për titull. "Ne duam vërtetë të sfidojmë Mercedes - ka përsëritur hollandezi - e mendoj se këtë herë jemi në gjendje ta bëjmë. Mezi pres të fillojmë, shoh që në skuadër të gjithë janë të motivuar e të përqendruar. Në 2019 e mbyllëm mirë, duke rezultuar kompetitivë e nuk na mbetet vecse të vazhdojmë".

Kjo edhe për arsyen sepse, sipas Verstappen, një mënyrë për të mundur Hamilton është: "Ai është vulnerabël nëse vuan një presion konstant, përndryshe mund të ngasë makinën jo në 100%, po të themi 97, e të mos bëjë gabime. Ne këtë vit mund të përmirësohemi akoma e të shohim cdo të ndodhë"..

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI