Flash

Pas Erjona Sulemjanit denocnimin e bën një futbollist: "Në futboll ka shumë gay, nuk deklarohen nga frika"

Lapsi.al 4 February 2020
Pas Erjona Sulemjanit denocnimin e bën një futbollist: "Në

"Si lojtar profesionist e mendoj esenciale të kontribuoj në sensibilizimin e publikut europian mbi këtë argument: në një botë ideale askush nuk duhet të ndihet në siklet të deklarohet homoseksual, në jetë apo në futboll. Fatkeqësisht realiteti është shumë ndryshe". Një denoncim i fortë ai i bërë nga Albin Ekdal, mesfushori i Sampdorias, në një video mesazh për ndeshjen 'Sport vs Omofobia, një takim për tu fituar', i organizuar nga Parlamenti Europian. "Në sportin tonë, vetëm tetë lojtarë janë zyrtarisht të deklaruar homoseksualë. Shumë të tjerë do të donin ta bënin, por nuk ndihen të lirë, për frikë të reagimeve negative".

"Eshtë një ambjent ku homofobia është ende e shpërndarë. Këta lojtarë janë të shqetësuar se mund të bëhen shënjestër për fyerjet e talljet, si brenda ashtu dhe jashtë fushës. Si rezultat, ndihen të detyruar të fshihen, të ikin e të jetojnë në frikë. Ja përse - ka shtuar suedezi - duhet të reagojmë, duke përdorur instruksionin si një forcë për një ndryshim pozitiv. Cfarë shoqërie jemi nëse një djalosh nuk mund të ndjekë ëndërrën e tij për tu bërë futbollist për shkak të orientimit seksual? Sa herë që një djalosh var këpucët në gozhdë e resht së luajturi sepse nuk pranohet nga dhomat e zhveshjes së skuadrës së tij apo kush e rrethon, është një humbje për botën e futbollit", ka vazhduar Ekdal. "Cilido nga ne bën pjesë në racën njerëzore, e kemi një pasion të përbashkët. Duam futbollin e kjo është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne".

Deklarata e Ekdal ka ardhur një ditë pasi ish-gruaja e Blerim Dzemailit, Erjona Sulejmani, ka pohuar se ka shumë futbollistë homoseksualë. Duke folur për gazetën serbe të Srbija Danas, shkodrania është shprehur: “Nuk e di pse homoseksualiteti është akoma problem në ditët e sotme. Unë mendoj se kjo do të ndryshojë. Ka shumë homoseksualë në futboll.”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI