Flash

Pas incidenteve të shëmtuara, sërisht në "Loro Boriçi": Vllaznia-Tirana për një imazh tjetër

Lapsi.al 5 February 2020
Pas incidenteve të shëmtuara, sërisht në "Loro

Luhet Vllaznia-Tirana: dy emra tradite, që në vite i kanë dhënë tonusin futbollit shqiptar, aq sa për të merituar epitetin e përplasjeve mes tyre si klasikja e futbollit shqiptar. Është pikërisht kështu, duke iu referuar kualiteteve, pasionit për fanellën, dashurisë për futbollin. Ka qenë gjithnjë kështu, por jo në herën e fundit kur dy skuadrat u përplasën në Loro Borici e është ekzakësisht imazhi që duhet fshirë nga memoria.

Incidentet e fazës së parë kanë veshur shëmtuar një prej kartolinave vintage të Superiores: breshëri shishes, korë të turpshme e invasion fushe. Nuk është kjo për të cilën luhet klasikja, në djepin e futbollit, në qytetin që jeton me sportin e ku futbolli është fe. Vllaznia-Tirana kërkon tani imazhin e ri, ose më saktë imazhin e vjetër, atë të një rivaliteti sportiv që ndërtohej mbi vlerat e individëve dhe skuadrave, mbi mentalitetin dhe egon për sukses, të kërkuar në fushën e lojës e që në fund merr duartroktijet e një publiku që kulturën e ka në gen, pavarësisht se kush është fituesi.

Vllaznia pret Tiranën për të marrë rezultat, ashtu si bardheblutë udhëtojnë për të shfaqur futbollin kryeqytetas, duke bërë të harrohet ai episod, që nuk mund ti zbehë vlerën përballjes, por që e ka njollosur e tani kërkon ti tregojë të gjithë atyre që do të mbushin stadiumin e atyre që do të preferojnë të mos e humbasin supersfidën se futbolli është një lojë pasioni ku gjithcka vërtitet rreth vlerave…

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI