Flash

"Dua të largohem nga United": Pogba del hapur, duke ia thënë shokëve të skuadrës

Lapsi.al 5 February 2020
"Dua të largohem nga United": Pogba del hapur, duke ia

Emri i Paul Pogba vazhdon të mbajë gjallë merkaton. Raporti mes francezit e Manchester United mbetet i shkatërruar dhe po shkon në fund. Situata nuk mund të mos i pëlqejë dy klubeve që kanë si objektiv mesfushorin: Real Madrid e Juventus. Edhe për këtë, të dhënat e fundit që vijnë nga Anglia mbajnë të hapur mundësinë e një ndryshim fanelle të francezit.

Sipas asaj që mësohet, Pogba i ka konfirmuar shokëve të tij të skuadrës dëshirën për tu larguar sa më shpejt nga Red Devils. Mesfushori kampion bote vazhdon të mendojë se aventura e tij tek Manchester ka mbërritur në fund, pavarësisht se në dhomat e zhveshjes konsiderohet një element i pazëvendësueshëm i skuadrës. Si kanë shkuar gjërat, vështirë se Pogba do të jetë sërisht me fanellën e United sezonin e ardhshëm.

Nga ana e tij Juventus ka mohuar gjithnjë të jetë i interesuar të risjellë Oktapodin në Torino, ndërsa Zidane nuk e ka mohuar kurrë vlerësimin për bashkëkombasin e tij e dëshirën për ta patur me vete. Pavarësisht kësaj, bardhezinjtë e Real mund të nisin një betejë për ti rrëmbyer një "po" nga Pogba. Edhe pse para së gjithash duhen gjetur 100 milionë euro e të bindet Raiola...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI