Flash

Eriksen sfidon Ibrahimovic: "Nuk kam frikë asnjë tek Milan"

Lapsi.al 5 February 2020
Eriksen sfidon Ibrahimovic: "Nuk kam frikë asnjë tek Milan"

Nuk dëshiron krahasime me Sneijder, që pagëzoi debutimin e tij në zikaltër me një derbi të ëndërruar. Por ka një përjashtim: "Nëse bëj tripletë...". Christian Eriksen është gati për sfidën e nxehtë të së dielës kundër Milan. Nga kuqezinjtë nuk i frikësohet askujt, Ibrahimovic përfshirë: në fund të fundit klasifikimi flet qartë e inati gjithashtu. Në moshën 15 vjecare danezi bëri një provim me kuqezinjtë: "Fluturova nga Odense në Milanello, për dy ditë – tregon në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport' – Mendoja brenda vetes: 'Të shkoj apo jo?', Italia më duket shumë larg shtëpisë".

Për Eriksen fjala titull nuk është një tabu: "Juventus fiton prej shumë kohësh, ne duam ti ndryshojmë gjërat. Unë jam këtu për këtë". Cristiano Ronaldo është "impresionuese", por Lukaku vazhdon të shënojë: "Edhe në Premier bënte shumë gola por mendoj se me Conte ka ndryshuar dicka". Asnjë frikë për të mbajtur shumë përgjegjësi, është mësuar. E bënte tek Tottenham, e bën me Danimarkën e tani është gati të marrë përsipër Inter, me instruksionet e cmuara të teknikut zikaltër: "Më ka thënë se si më sheh e cfarë kërkon nga unë në fushë. Stërvitjet e tij janë të forta, por jam gati".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI