Flash

I dorëzoi fanellën arbitrit, tetë javë skualifikim për Goxhajn: Disiplina 'e dashuruar' me Bylis

Lapsi.al 5 February 2020
I dorëzoi fanellën arbitrit, tetë javë skualifikim për

Arbitrat në fushë, Komisioni i Disiplinës jashtë saj. Bylis vazhdon të marrë goditje të njëpasnjëshme, edhe pse këtë herë stuhia e polemikave nuk u ngrit nga një vendim i gabuar, por nga dy standardet e përdorura nga arbitrat dhe njerëzit që vendosin drejtësinë. Tirana shënoi me dorë, kundër Teutës nuk i dhanë penallti, në Ballsh bëhet VAR pa patur sistem, duke nervozuar një qytet të tërë në minutën e 90 të sfidës me Vllazninë. E sikur të mos mjaftojë Disiplina fillimisht i dënon dy javë trajnerin Dovedan, ndërsa tani 8 javë mbrojtësin Jurgen Goxhaj.

Komisioni i Disiplinës vendosi në mbledhjen e sotme të pezullojë me 8 ndeshje futbollistin e Bylisit Jurgen Goxhën për sjellje anti-sportive kundër arbitrit Orlando Kuka. Lojtari tentoi t’i jepte fanellën e tij arbitrit në shenjë proteste për akordimin fillimisht të një penalltia në kohën shtesë e më pas anullimin e saj. Nuk shpëton nga Disiplina edhe presidenti i klubit Besnik Kapllanaj: 2 ndeshje skualifikim për gjuhë anti-sportive të përdorur pas takimit Bylis-Vllaznia 2-2, kur akuzoi delegatin e takimit Bujar Pregja se anulloi penalltinë e ballshiotëve me telefon. Nuk mund të mungonte gjoba financiare: 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve në stadiumin “Adush Muça”

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF

KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke.

KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.

KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.

Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.

Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.

Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI