Flash

Koronavirus rrezikon Tokyo 2020: Jemi të shqetësuar"

Lapsi.al 5 February 2020
Koronavirus rrezikon Tokyo 2020: Jemi të shqetësuar"

Shpërndarja e epidemisë së koronavirus tremb Olimpiadën verore në program pas më pak se 6 muajsh. Shefi i komitetit organizator të Tokyo 2020, Toshiro Muto, ka folur gjatë një mbledhje me drejtuesit e Komitetit paralimpik ndërkombëtar. "Jam seriozisht i shqetësuar - ka thënë ai - për shpërndarjen e sëmundjes infektive, që mund të krijojë problem në rrugën drejt Lojërave. Shpresoj që virusi të eleminohet sa më shpejt". Por nuk ka plane për të anulluar Olimpiadën momentalisht, ka bërë të ditur Cio.

Edhe Saburo Kaëabuchi, kryetar i Fshatit ku do të akomodohen 11.000 atletë, ka shfaqur shqetësimin e tij. "Shpresoj vërtetë që sëmundja infektive të zhduket në ndonjë mënyrë për të mundur të administrojmë pa probleme Paralimpiadën e Olimpiadën", ka thënë ai. "Në rastin më të keq, do të bëjmë më të mirën për atletët në mënyrë që të mund të përqendrohen në përfaqësimet më të mira".

Por problemet shtohen cdo ditë që kalon. Disa evente të kualifikimit olimpik janë anulluar ose transferuar. Kufizimet e udhëtimeve do të shtojnë kaosin. E megjithatë në Japoni nuk ka patur viktima nga epidemia. "Po përballemi me cdo lloj problemi, mes të cilave infeksioni nga koronavirus, siguria informatike e sistemet e transportit", ka deklaruar Toshiaki Endo, zëvendë presidenti i komitetit organizator të Lojërave në një konferencë shtypi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI