Flash

Lautaro bashkë me Neymar tek Barcellona: Abidal pranon planin e merkatos

Lapsi.al 5 February 2020
Lautaro bashkë me Neymar tek Barcellona: Abidal pranon planin e merkatos

Barcellona nuk lëshon Lautaro Martinez. Sulmuesi i Inter është një objektiv i klubit blaugrana, si zbulon drejtori sportiv Eric Abidal për 'Mundo Deportivo': "Sot që flasim nuk kam ende një buxhet, duhet vetëm të bëj detyrat, të paraprij vendimet, të përpiqem të bind lojtarët. Nëse pjesa financiare më thotë se mund ta bëj, do bëhet, përndryshe duhet të gjejmë një lojtar tjetër. Na pëlqen, por ka edhe të tjerë që më pëlqejnë. Në pozicionin e tij ai është një ndër pesë apo gjashtë lojtarët më të mirë në botë. E pamundur të blesh si atë ashtu dhe Neymar? Jo, me planifikimin e duhur jo. Po punojmë për këtë".

Që Lautaro Martinez është i pëlqyer në Barcelonë nuk është dicka e re. Drejtuesit blaugrana e kanë evidentuar si pasuesin e mundshëm të Luis Suarez, 33 vjec e me një kontratë në skadencë në 2021. Përfaqësimet e 'Toro' në vitin e tij të parë si titullar me fanellën e Inter, kanë zgjuar interesimin e madh të katalanasve, që kanë parë argjentinasin të shënojë pikërisht në stadiumin e tyre në Champions League. Nga ana e tij Lautaro mendon vetëm për Inter - ka një kontratë deri në 30 qershor 2023 - e Inter nuk do të heqë dorë lehtë nga talenti i tij, për të cilin ka investuar 25 milionë euro në 2018 për ta marrë nga Racing de Avellaneda, e që përfaqëson të ardhmen zikaltër.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI