Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Messi e CR7 në një skuadër, në Manchester, apo sërisht me Neymar: çmendet merkato falë klauzolës së Pleshtit

Lapsi.al 6 February 2020
Messi e CR7 në një skuadër, në Manchester, apo sërisht

Tek Barcelona nuk ka paqe, sapo mbyllet një cështje, hapet një tjetër. Kapitulli Abidal i ka lënë vendin një tjetri, edhe më delikat. Pas tensionit mes Leo Messi e Eric Abidal, blaugrana kanë filtruar informacionin se takimi mes presidentit Bartomeu e drejtorit sportiv ka qenë sqarues e edhe protagonistët e cështjes kanë fshirë keqkuptimet. Por cështja ka ardhur në momentin ndoshta më të vështirë të historisë mes Barcelonës e Pleshtit.

Leo është i nervozuar e mund ta ushtrojë vërtetë klauzolën që i lejon të lirohet me parametër zero në fund të sezonit. Mundësia lindi në rinovimin e 2017 kur argjentinasi kërkoi e mori të drejtën për të futur në kontratë një klauzolë që ti lejonte të lirohej njëanshmërisht në përfundim të cdo sezoni. Nuk është krejtësisht e qartë nëse me kosto zero apo me një dëmshpërblim sidoqoftë inferior ndaj klauzolës prej 700 milionë euro. Një akord i vecantë që Messi e ka arritur me dedikimin ndaj ngjyrave bluagrana e që tek Barcellona e panë më tepër si një dëshirë për të mbyllur kur të donte karrierën, duke u kthyer në Argjentinë.

Por tani gjërat janë ndryshe. Përplasja me Abidal pasoi shumë zgjedhje të tjera që nuk i kanë pëlqyer Messit, duke nisur nga mungesa e blerjes e mikut Neymar, largimi i një tekniku të vlerësuar si Valverde ose paaftësia për tu kthyer në nivele të larta në Champions League. Tek Barcellona kanë nisur të frikësohen se Messi mund të vendosë të shkojë në ndonjë klub tjetër të madh, si dëshmojnë fjalët e Quique Setien: "Duhet ti rrimë pranë e të evitojmë që të ndihet i tentuar të largohet".

Mes të thënit e të bërit, janë në mes tre muaj në të cilët mund të ndryshojë gjithcka. E sidoqoftë skuadrat që mund të përballojnë Messi, edhe me kosto zero, numërohen me gishtat e dorës, duke patur parasysh rrogën (sipas France Football 87 milionë në vit mes pjesës fikse, bonus e të ardhurave të tjera): Psg, Manchester City e United e sigurtë që po, ndërsa Juventus mund ti japë jetë skuadrës së ëndërrave me Cristiano Ronaldo e argjentinasin për herë të parë në histori në një skuadër...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI