Flash

Arsenal rikthehet në të shkuarën: Wenger sërisht në Emirates

Lapsi.al 7 February 2020
Arsenal rikthehet në të shkuarën: Wenger sërisht në

'Disa dashuri nuk mbarojnë, bëjnë xhiro të mëdha e pastaj kthehen' pëlqente të thoshte Adriano Galliani, ish-administratori i deleguar i Milan, e kjo frazë mund të jetë në sintoni perfekte me atë që po ndodh në Londër, tek Arsenal. Sipas asaj që shkruajnë në Angli, në fakt, Arsene wenger, që ka stërvitur Gunners për 22 vjet para se të largohej në 2018, mund të kthehet në shtëpi. Jo si trajner, por me një rol drejtuesi, që mund të konsiderohet edhe si 'Shpëtimtari i vendit'.

Nga lamtumira e teknikut francez, në fakt, klubi londinez ka precipituar në një krizë pa fund: pasuesi i tij, Unai Emery, u shkarkua në 29 nëntor 2019 e tani, pas një hapësire të shkurtër të Fredrik Ljungberg, në pankinë mbërriti Mikel Arteta, që ende nuk ka arritur të ndryshojë tendencën. Arsenal është i dhjeti në klasifikim me 31 pikë, 10 distanca nga vendi i katërt që do të thotë Champions e me tifozët që janë gati të shpërthejnë në kontestime. Për këtë, shpjegon Mirror, po mendohet rikthimi i njeriut që me Gunners ka fituar tre kampionate, shtatë Fa Cup e shtatë Community Shield, i cili do të ketë detyrën të qetësojë klimën rreth trajnerit.

Arsenal, sipas tabloidit, është në kontakt me Wenger, të cilit i janë bërë disa propozime. Mbetet të kuptohet cila do të jetë përgjigja e francezit, që në korrik 2018 deklaroi: "Ndoshta ishte një gabim të qendroja në të njëjtin klub për 22 vjet. Më pëlqen të lëviz ashtu si vlerësoj sfidas. Por ndonjëherë, ndoshta, jam i burgosur i sfidës sime".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI