Flash

Heq vidat nga kavilja: Ribery mund të kthehet të stërvitet në fushë

Lapsi.al 7 February 2020
Heq vidat nga kavilja: Ribery mund të kthehet të stërvitet

Franck Ribery i është nënshtruar sot në Gjermani një ndërhyrje çmontuese të "mjeteve të sintezës" (që do të thotë pjesë kirurgjike ortopedike në përgjithësi prej metali, si vida, gozhdë ose pllaka të përdorura në stabizilimin e përkohshëm ose definitiv të frakturave të kockave), të aplikuara në 14 dhjetor gjatë operacionit në ligamentin e kaviljes së djathtë, si pasojë e një dëmtimi të pësuar nga sulmuesi i Fiorentinës në fund të nëntorit në ndeshjen kundër Lecce.

Nga e hëna e ardhshme, bën të ditur klubi viola me një notë zyrtare, sulmuesi francez mund të nisë riaftësimin atletik përmes punës individuale në palestër e në fushë. Kohët e rikuperimit për "rigjetjen e formës atletike" janë ende të gjata, por më e keqja për lojtarin (e për Fiorentinën) tashmë ka kaluar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI